Myslimanët detyrohen të hanë mish derri në një “kamp” të Kinës - Bota Sot
Myslimanët detyrohen të hanë mish derri në një “kamp” të Kinës

Bota

Myslimanët detyrohen të hanë mish derri në një “kamp” të Kinës

Më: 24 mars 2019 Në ora: 22:01
Foto

Ish i burgosuri Omir Bekali ka rrëfyer për torturat që u bëhen myslimanëve në një kamp “riedukimi” në Kinë.

Ai ka treguar se në këtë “kamp” mëngjesi ka filluar me këngë patriotike dhe në shumë raste, si ushqim është shërbyer vetëm mishi i derrit, shkruan Dailymail.

Bekali me prejardhje nga Kazakistani ka kaluar disa javë në kampin që ndodhet në rajonin Xinjiang të Kinës, para se të zhvendoset në Turqi.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë ngritur shqetësimet duke thënë se rreth një milion mysliman privohen nga liria duke u mbajtur nëpër vende të tilla.

Mirëpo Pekini i ka mohuar këto akuza duke thënë se njerëzit me vet dëshirë i vijojnë kampet e tilla me qëllim të aftësimit profesional.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...