Peter Tabichi është mësues i matematikës dhe fizikës, i cili i dha 80 për qind të pagës për të ndihmuar nxënësit e varfër në Pannonia, fshat ky i cili përballet me probleme të thatësirës dhe urisë, dhe kua gati një e treta e fëmijëve janë jetimë ose kanë vetëm një prind.
Tabichi, 36 vjeç, u zgjodh nga 10.000 kandidatë nga 179 vende për çmimin, të udhëhequr nga aktori Hugh Jackman.
Çmimi është krijuar nga Fondacioni Varkey në Dubai.