Me vite e kanë fshehur fotografinë më të tmerrshme të luftës kurdoherë

Bota

Me vite e kanë fshehur fotografinë më të tmerrshme të luftës kurdoherë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Roli primar i fotoreporterëve të luftës është që ta njoftojnë botën për tmerret e luftës dhe t’ia tërheqin vërejtjen njerëzimit se konflitet luftarake nuk i zgjidhin problemet, por vetëm shkaktojnë dhembje e vuajtje.

Se sa e tmerrshme mund të jetë kanë dëshmuar shumë fotografi të luftës gjatë histrisë, por fotografia të cilën më 28 shkurt të vitit 1991 e ka bërë Keneth Jarecke në Irak është e veçantë.

Ushtari irakian ka vdekur në vuajtje të mëdha. Ai ka tentuar të dalë nga kamioni ushtarak nëpërmjet tabelës komanduse dhe xhamit të përparmë të thyer pasi që zjarri e ka kapluar automjetin. Nuk ia ka dalë. Ka mbetur i ngujuar në tentimin e ankthshëm që ta shpëtojë jetën, deri sa zjarri e ka shndërruar në hi të karbonizuar trupin e tij. Në fotografi duart e ushtarit dalin nga xhami i thyer i përparmë, shikimin e ka të hedhur në largësi, ndërsa buzët i kanë marrë formë të shtangimit të dhimshëm të vdekjes.

Image

Atë ditë Keneth Jarecke ka qëndruar para njeriut të djegur dhe e ka fotografuar. Vetëm një çast më parë ai ushtar ka qenë i gjallë, Ka pasur emër, ka luftuar në ushtrinë e Saddam Husseinit, ka pasur gradë, është nisur në detyrë. Apo ndoshta ka qenë vetëm një i ri nga rrugët e Bagdadit, të cilin e kanë rekrutuar dhe e kanë marrë në luftë.

Mirëpo, revista ‘Time’ dhe agjencia ‘Asocsiated Press’ kanë vdendosur oër censurimin e kësaj fotografie tepër të tmerrshme, e cila megjithatë është botuar në medie tjera, shkruan Atlantic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat