Katër persona kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në aeroportin e Dubait

Bota

Katër persona kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në aeroportin e Dubait

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:55
Foto

Një aeroplan i vogël i përfshirë në përmirësimin e një piste në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait u rrëzua të enjten në mbrëmje, duke vrarë katër vetë dhe ndalur trafikun në aeroportin më të ngarkuar të botës për udhëtime ndërkombëtare për gati një orë, shkruan AP.

Autoritetet nuk dhanë asnjë shpjegim për atë që shkaktoi rrëzimin e avionëve Diamond DA62.

Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Emirateve të Bashkuara Arabe tha se tre qytetarë britanikë dhe një afrikano-jugor në aeroplan u vranë.

Të premten herët në mëngjes, policia, paramedikët dhe hetuesit e fluturimit punuan në vendin e rrëzimit, rreth 8 kilometra në juglindje të aeroportit në Mushrif Park afër rezervuarëve të ujit të qytetit. Policia u tha gazetarëve të Associated Press se nuk mund të vizitonin vendin e rrëzimit, i cili ishte i fshehur nga pamja nga tubat e rërës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat