Pakistani i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mblidhet për Kashmirin

Bota

Pakistani i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mblidhet për Kashmirin

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 07:29
Kashmir

Qeveria pakistaneze kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të mblidhen dhe të diskutojnë rreth vendimit të Indisë për revokimin e statusit të veçantë të Jammut dhe Kashmirit.

“Pakistani nuk do të provokojë një konflikt. Por India nuk duhet ta marrë vetëpërmbajtjen tonë për dovësi”, shkroi Ministri i Jashtëm i Pakistanit Shah Mahmood Qureshi në një letër drejtuar Këshillit – letër të cilën e pa agjencia e lajmeve Reuters.

“Nëse India zgjedhë të përdorë forcën përsëri, Pakistani do të jetë i detyruar të përgjigjet, në vetëmbrojtje, me të gjitha aftësitë e tij,” tha ai, duke shtuar se “për shkak të implikimeve të rrezikshme” Pakistani kërkoi takimin.

Nuk ishte e qartë menjëherë se si këshilli prej 15 anëtarësh do t’i përgjigjej kërkesës dhe nëse një anëtar i organit gjithashtu do të duhet të bëjë një kërkesë zyrtare.

Ministri i Jashtëm polak Jacek Czaputowicz u tha gazetarëve në KB se Këshilli kishte marrë një letër nga Pakistani dhe “do të diskutojë atë çështje dhe të marrë një vendim të duhur”.

Polonia mban presidencën e Këshillit për muajin gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat