Këtë vit Nobelin për Letërsi e fitojnë dy persona - Bota Sot
Këtë vit Nobelin për Letërsi e fitojnë dy persona

Bota

Këtë vit Nobelin për Letërsi e fitojnë dy persona

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 08:27

Akademia suedeze do të bëjë të ditur emrat e dy laureatëve për Çmimim Nobel të Letërsisë, meqë vitin e kaluar kjo ceremoni është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Në mesin e favoritëve janë Anne Carson, Margaret Atwood, Ismail Kadare dhe Lyudmila Ulitskaya.

Akademia Suedeze në Stokholm ka bërë ndryshime të jurisë, duke emëruar anëtarë të rinj pas situatës së vitit të kaluar, që kishte përfshirë shkelje siç është konflikti i interesit dhe ngacmimet seksuale.

Burri i anëtares së Akademisë, Katarina Frostenson është dënuar me 2 vjet e gjysme burgim pasi është dënuar për dhunim.

Frostenson më pas është larguar nga akademia.

Deri më tani Çmimet Nobel për këtë vit janë ndarë për mjekësi, fizikë dhe kimi.

Këto çmime, secili në vlerë të 908,000, dollarëve, do të prezantohen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...