Senatorët amerikanë kërkojnë ligj special për Hong Kongun

Bota

Senatorët amerikanë kërkojnë ligj special për Hong Kongun

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Dy senatorë të lartë amerikanë kanë filluar sot një proces, në mënyrë që Senati të përshpejtojë miratimin e ligjit me të cilin Shtetet e Bashkuara do të vendosin për një kontroll të veçantë mbi statusin e Hong Kongut, si një shenjë e mbështetjes për demonstratat pro-demokracisë në qytetin e administruar nga Kina.

Kryesuesi i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, republikani Jim Rish dhe senatori Marco Rubio duan të miratojnë unanimisht “Ligjin e të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë në Hong Kong”.

Ky akt do të kërkonte nga sekretari i Shtetit të konfirmojë të paktën një herë në vit se Hong Kongu ka ende një autonomi të mjaftueshme për të garantuar kompensim të veçantë të tregtisë amerikane.

Ai po ashtu do të parashikonte sanksione kundër zyrtarëve përgjegjës për abuzimet e të drejtave të njeriut në Hong Kong.

Njoftimi erdhi si rezultat i zgjerimit të dhunës gjatë muajve protesta në qytetin me qeveri kineze.

Nëse ligji kalon në Senat, masa nuk do t’i përcillet menjëherë presidentit Donald Trump për nënshkrim, por duhet të harmonizohet me ligjin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat