Pranon fajin shoferi i kamionit ku u gjetën 39 trupa të vdekur në Britani

Bota

Pranon fajin shoferi i kamionit ku u gjetën 39 trupa të vdekur në Britani

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 12:01
Maurice Robinson

Një burrë nga Irlanda Veriore, i cili është akuzuar për mbytjen e 39 qytetarëve të Vietnamit, të gjetur të vdekur në një kamion frigorifer afër Londrës muajin e kaluar, e pranoi fajin për dhënie të ndihmës për imigrim ilegal dhe për marrje në pronësi të pronës kriminale.

Duke u paraqitur përmes video-lidhjes nga burgu “Belmarsh” në lindje të Londrës, Maurice Robinson, 25 vjeç, nuk kishte mundësi të hynte në marrëveshje me organet e drejtësisë për pranim të fajit lidhur me akuzat e tjera, përfshirë akuzën për 39 vrasje.

Paraqitja e radhës e personit të dyshuar në gjykatë është caktuar për datën 13 dhjetor, ndërsa autoritetet nuk kanë treguar se kur do të merret vendimi për dënimin e tij.

Në këtë kamion ishin gjetur trupat e pajetë të 39 personave

Në mesin e viktimave të gjetura në kamion ishin 31 burra e djem dhe tetë gra. Viktima më e vjetër i kishte 44 vjet, ndërsa më e reja vetëm 18. Kamioni me trupat e viktimave u gjet më 23 tetor në Essex.

Në këtë rast është arrestuar edhe një burrë 23-vjeçar nga Irlanda e Veriut. Ai akuzohet për organizim të transportit të njerëzve me qëllim të shfrytëzimit, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat