Tragjike/ E lidhën pas një karrige, e dhunuan dhe u godit fatalisht nga një kamion

Bota

Tragjike/ E lidhën pas një karrige, e dhunuan dhe u godit fatalisht nga një kamion

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 10:25
Anthony Stott

Policia Australiane bën thirrje për ndihmë publike në hetimin e një ngjarje tepër tragjike, vdekjen e një mësuesi, të cilin e lidhën pas një karrige, e rrahën sa mundën dhe më pas u godit nga një kamion duke gjendur vdekjen e menjëhershme, raporton CNN.

Anthony Stott, 43-vjeç, nga Brisbane, ushtronte profesionin e mësuesit në Kolegjin e St. Petter Lutheran Springfield.
Ai u godit nga një kamion herët në mëngjes, këtë të hënë, në autostradën M1 pranë Cudgera Creek, një qytet bregdetar në shtetin e New South Wales në jug të Brisbane.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, e gjeti viktimën pa shenja jete dhe shoferin e spitalit të plagosur gjithashtu, i cili u dërgua për të marrë ndihmën e parë në spital.

Detektivët që po hetojnë vdekjen e Anthonyt pas hetimeve të kryera dyshonin për dy persona, një grua 38-vjeç dhe një burrë 46-vjeç. Pas kontrollit në fermën e tyre, policia gjeti disa sende, përfshirë thikën, më pas i arrestuan dhe i akuzuan për ndalimin e një personi me qëllim të përfitimit.

Policia e New South Wales tha në një deklaratë se ata, “burri dhe gruaja e arrestuar, lidhën 43-vjeçarin në një karrige në pronën e tyre”. Por, ata të dy së bashku refuzuan dhe hodhën poshtë këto akuza dhe do të përballen me gjykatën lokale javën e ardhshme.

Policia shton se ata gjetën makinën e Stott të braktisur në autostradën M1 në orën 2 të mëngjesit të së hënës. Ai u godit fatalisht nga kamioni në atë autostradë pesë orë më vonë, rreth orës 7 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat