Një punëtor infektoi 533 të tjerë me coronavirus në një fabrikë në Ganë

Bota

Një punëtor infektoi 533 të tjerë me coronavirus në një fabrikë në Ganë

Më: 11 maj 2020 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Qindra punëtorë në një fabrikë të përpunimit të peshkut në Ganë kanë dalë pozitivë në testet për coronavirusin, tha presidenti i vendit Nana Akufo-Addo.

Sipas CNN, të gjithë 533 prej tyre kontraktuan virusin nga një punëtor në fabrikën në qytetin portual Tema, tha presidenti në fjalimin e tij publik para kombit.

Infeksioni i fabrikës u zbulua nga 921 mostrat e mbledhura për testimin muajin e kaluar.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me operacionet ose masat që duhen marrë për situatën.

CNN shkruan se i është drejtuar ministrisë së shëndetit të Gana për komente dhe po pret një përgjigje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat