Presidenti i Rusisë Vladimir Putin po mendon të bëjë ndryshime në listën e mësimeve të shkollave ruse duke futur historinë e luftës dhe patriotizmin, si pjesë e përpjekjes së tij për të militarizuar të rinjtë.
Amandamentimi i Kushtetutës përfshinë edhe paragrafin që i lejon Putinit që të jetë në pushtet deri më 2036.
Ndryshimet duhet të aprovohen në parlamentin rus.
Ndryshimi i ligjit është lëvizja e fundit në kampanjën e vjetër të Putinit për militarizimin e të rinjve.
Më 2015 ai krijoi ushtrinë e të rinjve, Yuanarmia, që nga përkrahësit u përshkrua si përgjigje ndaj America’s Boy Scouts por u krahasua me Nazistët e Rinj të Hitlerit.
Sipas faqes së saj, Yunarmia aktualisht ka më shumë se 700.000 anëtarë në mes të moshës 8 dhe 18 vjet.