Polici kenian vret burrin që shiste produkte të falsifikuara për dezinfektim, turma e nervozuar i vë flakën stacionit policorë - Bota Sot
Polici kenian vret burrin që shiste produkte të falsifikuara për dezinfektim, turma e nervozuar i vë flakën stacionit policorë

Bota

Polici kenian vret burrin që shiste produkte të falsifikuara për dezinfektim, turma e nervozuar i vë flakën stacionit policorë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:21
Foto Ilustrim

Demonstruesit në Keni i kanë vënë zjarrin stacionit të policisë, pasi një polic ka vrarë një burrë që kishte shitur dezinfektues të rrejshëm, raporton Reuters duke u thirrur në raportin e policisë.

Siç raporton kjo agjenci, në raportin e policisë thuhet se zyrtari policor aktualisht është në paraburgim.

Ai kishte shtënë me revole mbi burrin me të cilin paraprakisht kishte pasur një konflikt verbal, sepse shiste produkte të falsifikuara në treg në pjesën perëndimore të Kenisë.

Pas të shtënave, demonstruesit ia mësynë stacionit të policisë, mbi të cilin hodhën gurë dhe në fund i vënë zjarrin.

Si pasojë e kësaj janë dëmtuar shumë vetura që ishin parkuara në afërsi të stacionit policor, kurse 14 policë kanë pësuar lëndime trupore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat