Lukashenko drejt mandatit të 6, shpërthejnë protestat në Bjellorusi

Bota

Lukashenko drejt mandatit të 6, shpërthejnë protestat në Bjellorusi

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:06
Lukashenko

Protesta të dhunshme janë regjistruar në kryeqytetin e Bjellorusisë, pasi një exit-poll i organizuar nga televizioni shtetëror, shpalli fitoren e presidentit Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet e së dielës

Në Minsk, policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën sende të forta mbi ta. Raportohen dhe të lënduar.

E gjitha nisi disa minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, kur televizioni shtetëror shpalli përmes një exit poll fitoren e mandatit të 6 të Lukashenko si president me një rezultat të thellë.

Kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya u shpreh se nuk i besonte këtyre shifrave që e nxirrnin atë me 7% të votave ndërsa Lukashenkon me mbi 80% të preferencave të qytetarëve bjellorusë.

“Nuk mund t’ju besoj syve, mazhoranca e qytetarëve është me ne”, u shpreh Tikhanovskaya në një konferencë për shtyp.

Svetlana 37-vjeçare është bashkëshortja e blogerit dhe aktivistit të njohur Sergej Tikhanovkij, kandidati që  një javë më parë u arrestua  me akuzën se po organizonte një revoltë falë mbështetjes të disa mercenarëve rus. Ajo jo vetëm nuk është politikane e mirëfilltë, por deri pak ditë më parë as që nuk i shkonte në mendje të sfidonte presidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat