Mbi 750 mijë persona kanë vdekur nga koronavirusi në botë

Bota

Mbi 750 mijë persona kanë vdekur nga koronavirusi në botë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Mbi 750 mijë viktima janë regjistruar si pasojë e koronavirusit në botë, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Me përhapjen e pandemisë, u shtuan edhe rastet e vdekjeve, duke u dyfishuar që nga 2 qershori, me 100,000 vdekje për 17 ditë, raporton BBC.

Pothuajse gjysma e tyre ishin banorë të vetëm katër shteteve: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazilit, Meksikës dhe Indisë.

Amerika Latine, e cila tash është epiqendër e pandemisë, mbetet rajoni më i prekur me më shumë se 228,000 vdekje.

Në gjithë botën janë regjistruar si të infektuar më shumë se 20 milionë e 600 mijë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat