COVID-19 në Mal të Zi, një viktimë dhe 64 raste të reja në 24 orët e fundit

Bota

COVID-19 në Mal të Zi, një viktimë dhe 64 raste të reja në 24 orët e fundit

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë konfirmuar edhe 64 raste të reja me koronavirus.

Këto rezultate kanë dalë nga 487 mostra të marra në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik. Ndërkaq gjatë kësaj periudhe është raportuar për një viktimë nga Gucia.

Nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus është 93.

Gjithashtu janë shëruar 108 pacientë, gjersa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 795.

Ndryshe, numri total i njerëzve të prekur me COVID-19 në shtetin malazez është 4727.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat