Vritet 30 vjeçarja që u konfrontua me të panjohurit pasi u tallën me peshën e saj

Bota

Vritet 30 vjeçarja që u konfrontua me të panjohurit pasi u tallën me peshën e saj

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 21:27
Amanda Nunes

Një grua është qëlluar me armë në fytyrë pasi u konfrontua me një çift që e quajti ‘të shëndoshë’, raportonin sot mediat e huaja.

30 vjeçarja Amanda Nunes, u sulmua në zonën Belford Roxo në shtetin brazilian Rio de Janeiro mëngjesin e 31 gushtit.

Ajo kishte shkuar në një tezgë ushqimi të shpejtë për të blerë diçka kur dëgjoi nga larg se çifti po flisnin për të.

Vajza e çiftit raportohet se e kishte quajtur atë “të shëndoshë” prandaj Nunes u afrua te ta për t’u konfrontuar. Konflikti degjeneroi dhe mashkulli raportohet se e qëlloi me shuplakë në fytyrë. Kur viktima reagoi e nevrikosur, burri nxorri armën dhe e qëlloi në fytyrë.

Ajo u shpall e vdekur pak më vonë në kujdesin intensiv të spitalit.

Autoritetet thanë se po hetojnë incidentin dhe po studiojnë kamerat e sigurisë për të identifikuar vrasësin.

Ndërsa në fillim të muajit një ushtarake u vra me armë në Brazil para familjes së saj gjatë një grabitjeje.

27 vjeçarja Bruna Carla Borralho Cavalcante po afrohej te makina e burrit të saj kur pa që po vidhej nga dy persona. Ajo menjëherë dha alarmin por u qëllua për vdekje 2 herë nga grabitësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat