Rusia dhe India arrijnë marrëveshje për shitblerjen e 100 milionë vaksinave anti COVD-19

Bota

Rusia dhe India arrijnë marrëveshje për shitblerjen e 100 milionë vaksinave anti COVD-19

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:01
Foto Ilustrim

Fodni Sovran i Pasurisë i Rusisë ka njoftuar se do ta furnizojë me 100 milionë doza të vaksinës së saj Sputnik-V kompaninë farmaceutike indiane, “Dr. Reddy’s Laboratories Ltd” sapo kjo të aprovohet nga shteti i Indisë.

Fodni i Investimeve Direkte i Rusisë është pajtuar që të bashkëpunojë me këtë firmë indiane në testimet klinike dhe shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit, thuhet në një njoftim të tyre këtë të mërkurë.

Njoftimi vjen në kohën kur India ka kaluar mbi pesë milionëshin me raste të të infektuarve, duke raportuar 90 mijë e 123 raste të reja vetëm në 24 orët e fundit.

CNN ka raportuar së pari për marrëveshjen për furnizim të Indisë me miliona doza të vaksinës Sputnik-V.

“Pas miratimi nga rregullatori në Indi, RDIF do të furnizojë Dr.Reddy me 100 milionë doza të vaksinës”, thuhet në njoftim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat