Gruaja që ka simptoma koronavirusi që 230 ditë: Çdo ditë jam keq

Bota

Gruaja që ka simptoma koronavirusi që 230 ditë: Çdo ditë jam keq

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 11:00
Rosalia

Një grua 42-vjeçare spanjolle kishte nisur të vërente simptomat e para të koronavirusit në 13 mars. Sot, më shumë se 200 ditë më pas, Rosalia i ka ende shqetësimet që sjell COVID-19.

Në një intervistë për agjencinë EFE, ajo thotë se ndihet si një grua 70-vjeçare.

“Marr çdo ditë ilaçe, nuk mund të punoj, vuaj nga pagjumësia dhe kam frikë për bashkëshortin dhe djalin e vogël që kujdesen për mua”.

Ajo shpreson që mjekët të arrijnë të gjejnë një ilaç për të mposhtur më në fund virusin.

“Kam provuar trajtime të ndryshme, por asgjë deri tani nuk ka funksionuar. Çdo ditë jam keq, kam 230 ditë radhazi që jam keq, asnjë ditë e mirë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat