Michel e Von der Leyen përgëzojnë Bidenin: Është koha që Uashingtoni e Brukseli të jenë bashkë

Bota

Michel e Von der Leyen përgëzojnë Bidenin: Është koha që Uashingtoni e Brukseli të jenë bashkë

Nga: B.S. Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 08:02
Charles Michel, Ursula von der Leyen e Joe Biden

Kryetari i Këshillit të  Evropës Charles Michel dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kanë biseduar të hënën në telefon me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së Joe Biden, i cili është ftuar të marrë pjesë në samitin e krerëve të BE-së vitin e ardhshëm.

"Kryetari Michel ka propozuar rindërtimin e marrëdhënieve të forta transatlantike bazuar në interesa të ndërsjella dhe vlera të përbashkëta ... Presidenti Michel ka ftuar presidentin e sapozgjedhur Biden në takim të veçantë me anëtarët e Këshillit të Evropës gjatë vitit 2021 për të diskutuar prioritetet e përbashkëta", thuhet në kumtesën e Këshillit të Evropës.

Bideni ka folur në telefon me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

"E përgëzova atë për fitoren. Ky është një fillim i ri për një partneritet global midis BE-së dhe ShBA-së. Një BE e fortë dhe Shtetet e Bashkuara të forta mund të punojnë së bashku për të formuar një agjendë globale të bazuar në multilateralizëm, solidaritet dhe vlera të përbashkëta," tha Ursula von der Leyen në Tëitter. .

Michel thotë në një kumtesë se tani është koha për të punuar së bashku në trajtimin e sfidave të pandemisë Covid 19, rimëkëmbjes ekonomike dhe ndryshimit të klimës.

"Tash është koha për t'i bashkuar forcat. Në një botë në ndryshim, partneriteti ynë do të jetë më i rëndësishëm se kurrë për të mbrojtur qytetarët tanë, për të rindërtuar ekonomitë tona, për të ndaluar ngrohjen globale dhe për të krijuar një botë më të sigurt", thuhet në kumtesën e Michelit pas bisedës së djeshme telefonike me Bidenin.

Michel shtoi se "BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithnjë ndikim më të madh kur të hedhin hapa së bashku".

Michel falënderoi Bidenit për mbështetjen e tij në zbatimin e traktatit të shkyçjes të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

"Ky traktat ruan paqen dhe stabilitetin në Irlandë dhe respekton plotësisht Traktatin e së Premtes së Mirë,i cili përfundoi tridhjetë vjet konflikt midis katolikëve dhe protestantëve në Irlandën e Veriut", thuhet në deklaratë.

BE-ja shpesh është ankuar se Trumpi po kontribuon në përkeqësimin e marrëdhënieve midis të dy palëve dhe tani shpreson që lidhjet transatlantike të mund të rikthehen në nivelin që nga koha e administratës së Barack Obama, kur Bideni ishte nënkryetar i Shteteve të Bashkuara.

Brukseli dhe Uashingtoni kanë pasur mospajtime vitet e fundit mbi çështjet më të rëndësishme, nga tregtia dhe siguria te lufta kundër ndryshimit të klimës.

Trump zhgënjeu më së shumti evropianët duke futur taksa për importin e mallrave nga BE-ja dhe duke braktisur Marrëveshjen e Parisit për klimën dhe Marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare të fuqive të mëdha dhe Iranin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat