​Netanyahu: Po përdorim të gjitha forcat tona për të mbrojtur vendin nga armiqtë

Bota

​Netanyahu: Po përdorim të gjitha forcat tona për të mbrojtur vendin nga armiqtë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:00
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se kabineti i sigurisë do të mblidhet sonte për të diskutuar zhvillimin e vështirë të ngjarjeve, duke përfshirë edhe shkrepjen e armëve antitank.

"Ka një numër ngjarjesh që kanë ndodhur," tha kryeministri gjatë një turneu në qytetin verior të Akrës, ku trazirat dhe zjarret shpërthyen gjatë natës, njoftoi Times of Israel.

"Ne po përdorim të gjitha forcat tona për të mbrojtur vendin nga armiqtë nga jashtë dhe trazirat nga brenda," tha Netanyahu.

Në përshkallëzimin e luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit, numri i viktimave u rrit në të paktën 43 të vrarë në Gaza dhe gjashtë në Izrael, njoftoi Reuters.

Forcat palestineze qëlluan me qindra raketa në drejtim të Izraelit, i cili kreu sulme të forta ajrore në Rripin e Gazës.

Forcat palestineze kanë konfirmuar se ata qëlluan 210 raketa në Tel Aviv dhe Beersheba pas një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës, dhe ushtria izraelite tha se rrëzoi një të tretën e atyre raketave dhe qëlluan ekstremistët në Gaza në përgjigje të sulmeve me raketa në Jerusalem dhe zona të tjera.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza konfirmuan 43 viktima, përfshirë 13 fëmijë në sulmin ajror dhe forcat izraelite thanë se po kontrollonin këto raporte dhe se shmangia e viktimave civile ishte një përparësi, duke kufizuar veprimet e tyre në caqet ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat