NATO dënon njohjen e rajoneve rebele të Ukrainës nga Putin

Bota

NATO dënon njohjen e rajoneve rebele të Ukrainës nga Putin

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 21:43
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

NATO dënon njohjen e  rajoneve rebele të Ukrainës nga Putin.

“Dënoj vendimin e Rusisë për të zgjeruar njohjen për të vetëshpallur “Republikën Popullore të Donetskut” dhe “Republikën Popullore të Luhanskut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ky vendim cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, shkatërron përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit dhe shkel Marrëveshjen e Minskut, në të cilën Rusia është pjesëtare”, ka deklaruar Sekretari i NATO, shkruan BBC.

Deklarata e tij vazhdoi duke akuzuar përsëri Rusinë se po kërkon një pretekst për të pushtuar Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat