Raportohet për linjë komunikimi SHBA-Rusi për të parandaluar “incidentet ushtarake”

Bota

Raportohet për linjë komunikimi SHBA-Rusi për të parandaluar “incidentet ushtarake”

Më: 3 mars 2022 Në ora: 22:31
Pamje nga lufta në Ukrainë

Pentagoni ka krijuar një linjë të re komunikimi me Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Kjo u bë për të parandaluar “llogaritjet e gabuara, incidentet ushtarake dhe përshkallëzimin e situatës”, ka thënë një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Duke folur në kushte anonimiteti, ky burim ka thënë se linja është krijuar më 1 mars.

Shtetet e Bashkuara kanë krijuar linja të tilla edhe në të kaluarën me Rusinë, duke përfshirë luftën në Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat