Biden kërkon që Ukraina të ndihmohet edhe me 33 miliardë dollarë shtesë

Bota

Biden kërkon që Ukraina të ndihmohet edhe me 33 miliardë dollarë shtesë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:47
Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do t’i drejtohet Kongresit me kërkesën që t’i ndihmojë me 33 miliardë dollarë shtesë Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

Kjo kërkesë e Bidenit vjen pasi lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e nëntë, ku këto para do të përfshinin 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike.

Ndihma prej 33 miliardëve është dy herë më e madhe se paketa fillestare prej 13.6 miliardë dollarësh për mbrojtje të Ukrainës, që Kongresi Amerikan e ka miratuar muajin e kaluar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Lëvizja e fundit sinjalizon një angazhim afatgjatë të SHBA-së për të penguar përpjekjen e presidentit rus, Vladimir Putin, për të zgjeruar kontrollin e vendit të tij ndaj fqinjit të tij dhe ndoshta më gjerë.

“Kërkesa e presidentit për financim është ajo që ne besojmë se është e nevojshme për të mundësuar suksesin e Ukrainës gjatë pesë muajve të ardhshëm të kësaj lufte”, tha një zyrtar i administratës për Politico.

“Ne kemi pritje që partnerët dhe aleatët tanë do të vazhdojnë të ofrojnë ndihma si kjo në të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat