Publikohen pamjet e një kundërsulmi të forcave ukrainase ndaj atyre ruse brenda fabrikës së çelikut në Mariupol

Bota

Publikohen pamjet e një kundërsulmi të forcave ukrainase ndaj atyre ruse brenda fabrikës së çelikut në Mariupol

Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:50
Pamjet e një kundërsulmi të forcave ukrainase ndaj atyre ruse

Rusia po vazhdon sulmet drejt fabrikës së çelikut në Azovstal të Maripolit.

Së fundit janë publikuar edhe pamjet e para të luftimeve të ashpra mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Pamjet tregojnë luftëtarët e Azovit të përfshirë në një kundërsulm në fabrikën e çelikut ku qindra ushtarë dhe civilë janë të rrethuar tash e disa javë, raporton theguardian.

“Beteja e Azovstalit. Pamje historike”, ka shkruar gazetari ukrainas, Illia Ponomarenko teksa ka publikuar një video në llogarinë personale në Twitter.

Theksojmë se tash e sa ditë Rusia po kërkon që luftëtarët ukrainas të dorëzohen, e cila gjë po refuzohet kategorikisht prej tyre.

Ndryshe, Ukraina ka kërkuar nga Rusia që të shkëmbejnë ushtarët e plagosur të Azovit me ushtarët e kapur rob rus. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat