Ja çfarë ka thënë Putini gjatë bisedës me presidentin finlandez

Bota

Ja çfarë ka thënë Putini gjatë bisedës me presidentin finlandez

Nga: A.SH Më: 14 maj 2022 Në ora: 14:53
Vladimir Putin

Nga telefonata mes presidentit rus dhe atij finlandez kanë dhënë versionin e tyre mediat ruse.

Sipas tyre, Putin i tha Sauli Niinistö-s se aktualisht nuk ka kërcënime për sigurinë e Finlandës dhe se braktisja e statusit neutral të Finlandës do të ishte një gabim, raportomn BBC, përcjell Bota sot.

Ndryshimi do të dëmtonte marrëdhëniet midis dy vendeve "të cilat për shumë vite janë ndërtuar në frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të partneritetit dhe kanë qenë të dobishme reciproke".

Moska e përshkroi bisedën si "një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat