Përmbytje në Afganistan, 29 viktima në lindje të vendit

Bota

Përmbytje në Afganistan, 29 viktima në lindje të vendit

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

29 persona kanë humbur jetën në Afganistan deri më tani si pasojë e përmbytjeve masive të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Përmbytjet ashtu si çdo vit tjetër kanë shkatërruar edhe dhjetëra shtëpi.  Shirat e dendur gjatë 24 orëve të fundit kanë goditur sidomos provincat Parëan, Kapisa dhe Nangarhar.

Ekipet e ndihmës të dërguara  në zonat e prekura po shpresojnë se ende mund të gjejnë të mbijetuar në zonat e shkatërruar.

Ndërkohë që  të paktën 100 veta janë raportuar të zhdukur në  provincën Parëan.

Që kur talebanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, ndihmat e f nga organizatat e huaja për  përballimin  e fatkeqësive natyrore janë reduktuar në mënyrë dramatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat