Emiratet e Bashkuara me tentativa për ndikim në politikën amerikane

Bota

Emiratet e Bashkuara me tentativa për ndikim në politikën amerikane

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:34
Joe Biden

Një raport i klasifikuar i inteligjencës amerikane ka detjauar përpjekjet e ndërmarra nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të ndikuar në politikën Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Raporti i shkruar nga Këshilli Kombëtar i Inteligjencës thotë se Emiratet për vite me radhë nëpër administrata të shumta presidenciale  në mënyrë të paligjshme janë përpjekur të formësojnë politikën amerikane, shkruan The Washingon Post.

Ata që e njohin raportin thanë se ai përfshinte masa ndikuese të njohura për zyrtarët e sigurisë kombëtare, por edhe operacione që “ngjasojnë më shumë me spiunazhin”, ndërsa u bë e ditur se Emiratet kanë shpenzuar mbi 154 milionë dollarë për lobistët që nga viti 2016.

Ambasadori i Emirateve në SHBA, Yousef Al Otaiba, tha se ai ishte “krenar për ndikimin dhe pozicionin e mirë të Emirateve të Bashkuara Arabe atje”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat