Ekipi i AFP-së kap momentin kur predha ruse godet bllokun e ndërtesave kolektive në Bakhmut

Bota

Ekipi i AFP-së kap momentin kur predha ruse godet bllokun e ndërtesave kolektive në Bakhmut

Më: 23 mars 2023 Në ora: 09:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Agjencia e lajmeve AFP ka publikuar një video nga luftimet e ashpra, që po ndodhin në qytetin e Bakhmutit në lindje të Ukrainës.

Ata shihet një nga predhat ruse duke goditur bllokun e ndërtesave kolektive që janë të banuar kryesisht nga fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

Ekipi i gazetarëve dhe kameramanët e AFP që janë atje për të ndjekur nga afër luftën në Ukrainë, ishin dëshmitarë të këtij sulmi brutal.

Fillimisht kuptojnë se kishte rrezik të madh dhe futen nën disa shkallë, dhe më pas kameramani drejton objektivin kah një ndërtesë kolektive – e cila goditet nga një predhë ruse.

E një video të ngjashme publikoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ku forcat ruse godasin me raketë një ndërtesë kolektive. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat