LIVE: Gjermania i jep goditjen e rëndë Rusisë; Kremlini bën paralajmërimin e frikshëm

Bota

LIVE: Gjermania i jep goditjen e rëndë Rusisë; Kremlini bën paralajmërimin e frikshëm

Më: 29 mars 2023 Në ora: 06:34 Përditësuar në ora: 23:53 më 29.03.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

Kremlini bën paralajmërimin e frikshëm: Ja sa do të zgjasë lufta e Rusisë me shtetet armike

Kremlini tha të mërkurën se konfrontimi i Rusisë me shtetet armiqësore dhe ajo që ai e quajti një “luftë hibride” që po zhvillohet kundër saj nga Perëndimi do të zgjasë shumë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e bëri parashikimin kur u pyet se sa do të zgjaste ai që Rusia e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

“Nëse i referoheni një lufte në një kontekst më të gjerë, një konfrontimi me shtetet armiqësore, një luftë hibride kundër vendit tonë, atëherë ajo do të zgjasë për një kohë të gjatë”, u tha Peskov gazetarëve.

“Dhe ne duhet të jemi të vendosur dhe të sigurt në vetvete,” tha ai.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov: Rusia e di se për çfarë po lufton në Ukrainë

Rusia po kryen operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur rusët dhe popullsinë rusishtfolëse, të cilën autoritetet e Kievit e shtypin duke shkelur të gjitha normat ndërkombëtare.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov teksa shtoi Rusia dëshiron t’i çlirojë këta njerëz nga çdo kërcënim për jetën.

“Ne po kryejmë operacionin tonë të posaçëm ushtarak pikërisht për këta njerëz që janë shtypur në kundërshtim me të gjitha normat dhe parimet e mundshme ndërkombëtare, në kundërshtim me të gjitha këto norma mbi të cilat bazohet pavarësia e Ukrainës.

Në deklaratën e saj të pavarësisë, Ukraina thotë se donte të ishte një shtet neutral, i paangazhuar, premtoi se do të siguronte të drejtat e të gjithë rusëve dhe popujve rusishtfolës, si dhe pakicave të tjera etnike, ishte e interesuar të jetonte në paqe, në frymën e fqinjësisë së mirë dhe harmonia me të gjithë fqinjët e saj. Tani, e gjithë kjo është hedhur në erë dhe te neo-nazistët, të cilët tani drejtojnë Kieven”, tha Lavrov.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin në fjalimin e tij për gjendjen e kombit vuri në dukje se operacioni special ushtarak i vendit filloi për të mbrojtur njerëzit, për të garantuar sigurinë e vendit dhe për të eliminuar kërcënimin që buron nga regjimi neo-nazist i Kievit.

Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë euro shtesë mbështetje ushtarake në Ukrainën.

Komisioni për Buxhet i Bundestagut gjerman dha dritën e gjelbër më 29 mars për shpenzimet e pabuxhetuara.

Financimi shtesë përfshin 3.2 miliardë euro që do të disbursohen në vitin 2023, dhe linja krediti për periudhën 2024 -2032 që arrijnë vlerën në rreth 8.8 miliardë euro.

"Me paratë, Ukraina mund të blejë drejtpërdrejt armatim me mbështetjen e qeverisë gjermane", thanë në një deklaratë tre politikanë që përfaqësojnë Qeverinë në këtë komision.

Një muaj më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”.

Të hënën, Gjermania ia ka dorëzuar Ukrainës 18 tanke Leopard 2 - që cilësohet si “tanku më i mirë në botë për betejë”, i cili për gati gjysmë shekulli ka kombinuar aspektet e fuqisë, mbrojtjes, shpejtësisë dhe manovrueshmërisë, duke e bërë atë të përshtatshëm për shumë lloje të situatave të luftimit.

Ky shtet, më 25 janar, pas një beteje të gjatë politike të brendshme, u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.

Edhe shtetet e tjera evropiane i kanë premtuar Ukrainës tanket Leopard 2. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams.

Shefi i Wagner-it thotë se beteja për Bahmutin ka shkaktuar dëme të rënda në forcat e tij

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha më 29 mars se luftimet për qytetin ukrainas të Bakhmutit kanë shkaktuar dëme të rënda në forcat e tij, por edhe në palën ukrainase.

"Beteja për Bahmutin tashmë ka shkatërruar praktikisht ushtrinë ukrainase, dhe për fat të keq, ajo gjithashtu ka dëmtuar rëndë kompaninë ushtarake private Wagner", tha Prigozhin.

Gjatë ditës, ushtria ukrainase ka thënë se forcat e saj kanë zmbrapsur më shumë sulme ruse në Bahmut, teksa presidenti Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi nuk mund ta përballojë humbjen e betejës në këtë qytet në rajonin e Donjeckut.

Bahmuti, bashkë me qytetet tjera Avdivka, Marinka dhe Liman, janë shënjestrat kryesore të Rusisë.

Anëtarët e Wagneri-it – me mijëra burra të rekrutuar nga burgjet në mbarë Rusinë – kanë qenë aktivisht të përfshirë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që Rusia nisi shkurtin e vitit të kaluar.

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Rusia merr vendim që të mos informojë SHBA-në kur bën prova me raketa

Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do të informojë më Shtetet e Bashkuara lidhur me provat e saj me raketa. Njoftimi erdhi ndërkohë që ushtria ruse vendosi sisteme të lëvizshme të lëshimit të raketave në Siberi, në një shfaqje të aftësive të mëdha bërthamore të vendit, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov citohet nga agjencitë ruse të lajmeve, të ketë thënë se Moska ka ndalur të gjitha llojet e shkëmbimit të informacionit me Uashingtonin.

Muajin e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin pezulloi traktatin e ri START, paktin e fundit të armëve bërthamore me SHBA-në. Ai tha se Rusia nuk mund të pranojë që objektet e saj bërthamore të inspektohen nga Shtetet e Bashkuara, sikurse parashikon marrëveshja, në një kohë kur Uashingtoni dhe aleatët e tij të NATO-s, kanë deklaruar hapur se qëllimi i tyre është që Rusia të mundet në Ukrainë.

Njoftimi i zotit Ryabkov pasoi deklaratën e zyrtarëve amerikanë se Moska dhe Uashingtoni kanë ndaluar ndarjen e të dhënave mbi armët bërthamore, çka ndodhte dy herë në vit, bazuar në traktatin e ri START. Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit thanë se SHBA-ja ishte ofruar që të vazhdonte të jepte informacion për Rusinë edhe pasi zoti Putin pezulloi pjesëmarrjen e vendit në traktat, por Moska informoi Uashingtonin se nuk do të ndante të dhënat e veta.

Artikulline plotë mund ta lexoni KETU

Kreu i IAEA: Situata në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia nuk është përmirësuar

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi tha sot se situata në termocentralin bërthamor Zaporizhia në Ukrainë nuk është përmirësuar dhe se luftimet në zonat afër janë intensifikuar, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Grossi mbërriti sot në termocentralin bërthamor në Zaporizhia, i vendosur në Ukrainën juglindore dhe që është në kontrollin e forcave ruse, si pjesë e përpjekjeve për të shmangur rrezikun e një incidenti bërthamor.

Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëri-tjetrin për bombardimin e objekteve të centraleve bërthamore gjatë vitit të kaluar.

Grossi po bën presion për një marrëveshje sigurie midis Ukrainës dhe Rusisë për të mbrojtur objektin.

Putin: Sanksionet mund të ndikojnë negativisht në ekonominë ruse

Vladimir Putin ka pranuar për herë të parë se sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj vendit të tij pas pushtimit të Ukrainës mund të kenë pasoja negative, ndërsa Moska po përpiqet të përshtatet me realitetet e reja ekonomike.

“Sanksionet e vendosura ndaj ekonomisë ruse në afat të mesëm mund të kenë një ndikim negativ”, tha Putin në një video-konferencë me anëtarët e qeverisë dhe Bankës Qendrore të Rusisë.

Presidenti rus theksoi se Moska duhet të sigurojë një rritje të qëndrueshme të kërkesës së brendshme, pasi kërkesa është bërë një faktor kryesor në rritjen ekonomike të Rusisë.

“Për më tepër, është e rëndësishme të parandaloni ose përshpejtimin ose ngadalësimin e tepërt të inflacionit”, tha Putin.

Ndërkohë, Bashkimi Europian pritet të miratojë paketën  e 11- të të sanksioneve kundër Rusisë.

Spanja do të dërgojë 6 tanke Leopard në Ukrainë pas Pashkëve

Spanja do të dërgojë 6 tanke Leopard 2A4 në Ukrainë pas Pashkëve, sipas ministres panjolle të Mbrojtjes, Margarita Robles.

Tanket e prodhimit gjerman nuk janë përdorur që nga vitet 1990, u tha Robles ligjvënësve.

Ajo shtoi se Spanja i kishte riparuar ato dhe do të testonte gatishmërinë e tyre luftarake përpara se t’i dërgonte për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës për të zmbrapsur pushtimin rus.

Spanja do të riparojë katër tanke të tjera që do të dërgohen shumë shpejt, tha ajo.

“Lufta hibride” do të zgjasë shumë, thotë Kremlini

Kremlini tha se konfrontimi i Rusisë me shtetet armiqësore dhe ajo që e quajti një "luftë hibride" që po zhvillohet kundër saj nga Perëndimi do të zgjasë shumë, përcjell Bota sot.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov bëri parashikimin kur u pyet se sa do të zgjaste konflikti.

“Nëse i referoheni një lufte në një kontekst më të gjerë, një konfrontimi me shtetet armiqësore, një luftë hibride kundër vendit tonë, atëherë ajo do të zgjasë për një kohë të gjatë”, u tha Peskov gazetarëve.

"Dhe këtu ne duhet të jemi të vendosur dhe të sigurt në vetvete dhe të konsolidojmë rreth presidentit," tha ai.

Kërcënimi rus në Zhaporizhzhia/ Kreu i Agjencisë të Energjisë Atomike viziton termocentralin

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka mbërritur në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia sipas operatorit shtetëror të centralit bërthamor të Ukrainës, Energoatom.

Kjo është vizita e tij e dytë që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë.

“Këtë herë, Rafael Gross planifikon të shohë se si ka ndryshuar situata në central, të bisedojë me punonjësit bërthamorë që e operojnë atë dhe gjithashtu të garantojë rotacionin e anëtarëve të misionit të përhershëm të Agjencisë, i cili ka punuar në NPP Zaporizhzhia që nga shtatori 2022. ”, tha Energoatom në Telegram.

Gross deklaroi të mërkurën se veprimet ushtarake po rriten rreth termocentralit bërthamor të Ukrainës Zaporizhzhia. Rusia ka thënë se është e gatshme të diskutojë situatën e sigurisë në termocentral  me  vëzhguesit ndërkombëtarë pasi presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për shantazh nga rrezatimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat