Alarmon Japonia: Kina dhe Rusia rritin bashkëpunimin ushtarak

Bota

Alarmon Japonia: Kina dhe Rusia rritin bashkëpunimin ushtarak

Nga: A.SH Më: 13 maj 2023 Në ora: 18:14
Foto nga takimi

Japonia ka shprehur shqetësimin për bashkëpunimin ushtarak rus dhe kinez në Azi, duke thënë se të dy vendet po "forcojnë" stërvitjet e tyre të përbashkëta, përcjell Bota sot.

Ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi tha se situata e sigurisë në Evropë dhe në rajonin Indo-Paqësor ishte e pandashme që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Pushtimi i Rusisë ka “tronditur vetë themelet e rendit ndërkombëtar” dhe Vladimir Putin duhet të përballet me një përgjigje të bashkuar nga komuniteti mbarëbotëror, u tha ai ministrave ndërkombëtarë në Suedi.

"Përveç kësaj, Kina dhe Rusia po forcojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak, duke përfshirë fluturimet e përbashkëta të bombarduesve të tyre dhe stërvitjet e përbashkëta detare në afërsi të Japonisë," tha zoti Hayahshi.

Kina, e cila pretendon shumicën e Detit të Kinës Jugore, si dhe ishujt e mbajtur nga Japonia në Detin e Kinës Lindore, thotë se ka të drejtë të mbrojë sovranitetin e saj dhe interesat e zhvillimit.

Japonia mbështet me vendosmëri Ukrainën në luftë, por Kina ka thënë se mbetet neutrale ndërsa deklaron një marrëdhënie "pa kufij" me Moskën dhe fajëson SHBA-në dhe NATO-n për provokimin e konfliktit.

Kryeministri japonez Fumio Kishida vizitoi kryeqytetin ukrainas Kiev në mars në të njëjtën kohë kur presidenti kinez Xi Jinping u takua me homologun rus Vladimir Putin në Moskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat