Krim brenda familjes, babai vret me thikë djalin 3 vjeç

Bota

Krim brenda familjes, babai vret me thikë djalin 3 vjeç

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sydney, ku një 45-vjeçar ka vrarë me thikë djalin e tij 3-vjeçar.

Mediat e huaja shkruajnë se tashmë familja e vogëlushit po kërkojnë që trupi i tij të prehet pranë trupit të nënës, e cila humbi jetën pak pasi e solli në jetë.

Trupi i pajetë i vogëlushit u zbulua në një apartament në Riverwood, në jugperëndim të Sydneyt, të mërkurën pasdite.

Babai kishte lëndime të rënda me thikë, të cilat policia beson se ishin vetëshkaktuar dhe u dërgua me urgjencë, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat