Një 20-vjeçar është arrestuar pasi hodhi koktej molotovi jashtë shtëpisë së drejtorit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman.
Ngjarja ka ngritur alarm tek autoritetet.
I dyshuari hodhi molotovin në rezidencën e Altman në North Beach. I njëjti person kërcënoi se do të digjte selinë e OpenAI në qytet.
Policia e San Franciskos tha në një deklaratë se iu përgjigj një telefonate për një incident pasi një person hodhi koktej molotovi.