Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën në një shpërthim të martën në një zonë banimi me popullsi të dendur të kryeqytetit vietnamez Hanoi.
Shpërthimi ndodhi në orën 8 të mëngjesit në një dyqan ushqimor në rrugën Dong Da, duke shkaktuar dëme të rënda në ndërtesë dhe duke thyer xhamat e pronave aty pranë, transmeton Euronews.
Ministria e Sigurisë Publike tha se vlerësimet paraprake treguan se shpërthimi kishte të bënte me gazin e gatimit, duke shtuar se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta për trajtim, sipas raportimeve të mediave.