Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti - Trump

Bota

Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti - Trump

Nga: H.O. Më: 11 prill 2026 Në ora: 18:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Donald Trump ka postuar përsëri në Truth Social ndërsa po zhvillohen bisedime të nivelit të lartë midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Islamabad.

Ai përsërit pohimin e tij se SHBA-të kanë shkatërruar ushtrinë e Iranit, "duke përfshirë të gjithë Marinën dhe Forcën Ajrore të tyre, dhe gjithçka tjetër".

Ai pohon se "ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti" dhe përsërit atë që tha në postimet e mëparshme se anije cisternë të zbrazëta nafte janë në rrugën e tyre drejt SHBA-së për t'u "ngarkuar".

Sipas armëpushimit të kushtëzuar dyjavor me Iranin, Trump tha se kishte rënë dakord të "pezullonte bombardimet" nëse Teherani pranon të rihapë ngushticën.

Teherani në fakt e kishte bllokuar rrugën ujore pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme në vend më 28 shkurt.

Është një nga kanalet më të ngarkuara të transportit të naftës në botë, nga i cili zakonisht kalojnë rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat