Centcom thotë se SHBA-të fillojnë pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

Bota

Centcom thotë se SHBA-të fillojnë pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

Nga: H.O. Më: 11 prill 2026 Në ora: 19:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komanda Qendrore e SHBA-së thotë se dy shkatërrues me raketa të telekomanduara të Marinës Amerikane kanë kaluar sot Ngushticën e Hormuzit, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Në një deklaratë në X, thuhet se kjo bëhet për të siguruar që rruga ujore të jetë e pastër nga minat detare të vendosura nga Irani.

Ajo i emërton dy shkatërruesit si USS Frank E Petersen dhe USS Michael Murphy.

Komandanti i Centcom, Admirali Brad Cooper, thotë në një deklaratë në X:

"Sot, ne filluam procesin e krijimit të një kalimi të ri dhe së shpejti do ta ndajmë këtë rrugë të sigurt me industrinë detare për të inkurajuar rrjedhën e lirë të tregtisë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat