Gratë në të zeza me 20 pasqyra para Presidencës

Bota

Gratë në të zeza me 20 pasqyra para Presidencës

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 17:57

Organizata Jo qeveritare “Gratë në të zeza” kanë mbajtur një performancë para ndërtesës së Presidencës në Beograd në përkujtim të masakrës së Srebrenicës.

Gratë në të zeza në qetësi kanë mbajtur 20 pasqyre me të cilat kanë dashur të japin mesazh se “Serbia në pasqyrë e sheh Srebrenicën”, transmetojnë mediat serbe.

Ato kanë mbajtur edhe transparente me mbishkrimet “Përgjegjësi:, “Solidaritet”, “Kujtojmë” dhe “Shpalleni 11 korrikun ditë e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat