Komentet e presidentit të ri amerikan, Donald Trump se NATO është një organizatë e vjetëruar kanë shkaktuar shqetësim në mesin e zyrtarëve të Aleancës Veri-Atlantike.
Kështu ka thënë ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Steinmeier u takua sot më parë me kreun e NATO-s Jens Stoltenberg ,raporton AFP.