Putin i gatshëm të takohet me Trump, por do të duhen muaj

Bota

Putin i gatshëm të takohet me Trump, por do të duhen muaj

Më: 21 janar 2017 Në ora: 11:33
Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin është i gatshëm të takohet me homologun e tij të ri amerikan, Donald Trump, por për organizimin e takimit do të duhen muaj të tërë pune, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov për BBC-në, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, TASS.

“Ky takim nuk do të ndodhë javët e ardhshme”, deklaroi Peskov.

”Shpresojmë për më të mirën, që takimi të zhvillohet muajt e ardhshëm”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat