Kryeministri spanjoll ka realizuar bisedë telefonike me Trumpin - Bota Sot
Kryeministri spanjoll ka realizuar bisedë telefonike me Trumpin

Bota

Kryeministri spanjoll ka realizuar bisedë telefonike me Trumpin

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 08:45
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy dhe presidenti amerikan Donald Trump

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, bisedoi në telefon me presidentin amerikan Donald Trump, njoftoi Qeveria spanjolle.

Gjatë bisedës 15-të minutëshe Rajoy ka theksuar se shteti është në pozicionin më të mirë që të jetë partner i Qeverisë së re amerikane në Evropë.

Ai ka shtuar se rritja e BPV-së të Spanjës për më shumë se tre për qind e vendos shtetin në pozitë të mirë që të jetë ndërmjetësues mes SHBA-së, Amerikës Jugore, Afrikës Veriore dhe Lindjes së Afërt.

Kryeministri spanjoll ka theksuar se falë investimeve spanjolle në SHBA janë hapur 80.000 vende pune. Trump edhe Rajoy kanë biseduar edhe për çështje të sigurisë, për takimin e liderëve të NATO-s në maj dhe në bashkëpunim mes të dy shteteve në luftën me terrorizimin ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...