Fiset arabe duan ushtri kundër terroristëve

Bota

Fiset arabe duan ushtri kundër terroristëve

Më: 14 mars 2017 Në ora: 22:47
50 liderë të fiseve arabe të rajoneve Rakka, Haseke dhe Dejr ez-Zor, janë takuar në Shanllëurfa të Turqisë

Liderët e fiseve arabe në Siri, vendet e të cilëve janë pushtuar nga organizatat terroriste, kanë vendosur të formojnë një ushtri për të luftuar kundër tyre.

Rreth 50 liderë të fiseve arabe të rajoneve Rakka, Haseke dhe Dejr ez-Zor, janë takuar në Shanllëurfa të Turqisë. 

Takimi është zhvilluar nën moton "Kryesia e fiseve siriane të rajonit të Eufratit dhe El Xhizre-s", ndërsa tema e takimit ishte "Me përpjekjet tona të përbashkëta të mundësojmë që të nxjerrim nga rajonet tona forcat e Asadit, forcat ruse, iraniane, Hizbullahun, DEASH-in dhe PYD-në".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat