Ja çfarë thotë Katari pasi 4 fuqitë arabe ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me të

Bota

Ja çfarë thotë Katari pasi 4 fuqitë arabe ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me të

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 11:25
Katari

Në një reagim të ashpër, Katari ka deklaruar  se nuk ka “asnjë justifikim legjitim” që katër fuqitë arabe të ndërpresin lidhjet diplomatike me të.

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit u shpreh se vendimi është një “shkelje e sovranitetit të saj”.

Zëdhënësi i ministrisë u zotua para qytetarëve të vendit se nuk do të ndikojë mbi ta, raporton “The Independent”.

Deklaratat erdhën pas Bahreini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kishin prerë të gjitha lidhjet me kombin gadishullor për shkak te lidhjeve të Katarit me terrorizmin.

Mosmarrëveshja midis Katarit dhe vendeve arabe të Gjirit filloi mbi një hakmarrje të supozuar të agjencisë shtetërore të lajmeve të Katarit.

Që nga ajo kohë,marrëdhëniet mes tyre mes sa janë përkeqësuar, duke cuar në ndërprerjen e të gjitha lidhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat