Qëllimi i operacionit në Jemen është humanitar - Bota Sot
Qëllimi i operacionit në Jemen është humanitar

Bota

E enjte, 18 tetor 2018

Qëllimi i operacionit në Jemen është humanitar

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 22:30
Jemen

Koalicioni arab sot ka filluar një operacion ushtarak dhe humanitar me përmasa të mëdha në Jemenin perëndimor.

“Qëllimi i operacionit është humanitar, që të sigurojë furnizime me ndihma humanitare për banorët e  të Jemenit, duke çliruar portin e Hodeidit, në Detin e Kuq, nga kryengritësit e Hutit”, ka njoftuar Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Beograd, raportojnë mediat serbe.

OKB kishte dhënë alarmin kohë më parë për një luftë të mundshme në portin e Hodeidit.

Ndërhyrja ushtarake e aleancës udhëhiqet nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test