Sanksionet ndaj Iranit: Gjykata vendos kundër SHBA-së

Bota

Sanksionet ndaj Iranit: Gjykata vendos kundër SHBA-së

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:47
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i urdhëroi Shtetet e Bashkuara që t'i lehtësojnë sanksionet e rivendosura kundër Iranit, pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore.

Gjykata tha se eksportet e mallrave "humanitare", siç janë ushqimet dhe ilaçet, duhet të lejohen.

SHBA-ja tha se gjykata nuk ka juridiksion mbi rastin që, sipas saj, ka të bëjë me sigurinë e saj kombëtare.

Gjykata me seli në Hagë vendos për mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve anëtare të OKB-së.

Vendimet e saj janë të detyrueshme dhe nuk mund të apelohen, por gjykata nuk ka mekanizma për t'i imponuar ato.

Duke shpallur vendimin, gjykatësi Abdulqawi Yusuf tha se "gjykata konsideron se SHBA-ja duhet të heqë, me mjetet që ajo i zgjedh, çdo pengesë në territorin e Iranit për eksportin e lirë të mallrave të kërkuara për nevoja humanitare".

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e tërhoqi në muajin maj vendin e tij nga marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Me këtë marrëveshje, Irani e kufizoi aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

SHBA, pas daljes nga marrëveshja, i riktheu sanksionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat