Aeroplani ushtarak ukrainas Su-27 me dy pilotë u rrëzua sot gjatë fluturimit stërvitor, njoftoi shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se për momentin ende nuk dihet nëse ka viktima, transmeton Reuters.
Shkaqet e aksidentit po ashtu ende nuk dihen.