Zhdukja e Khashoggit: Hetuesit turq bastisin sërish konsullatën saudite

Bota

Zhdukja e Khashoggit: Hetuesit turq bastisin sërish konsullatën saudite

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:14
Stamboll, 18 tetor 2018.

Hetuesit turq bastisën të enjten sërish konsullatën saudite në Stamboll - për herë të dytë këtë javë - në kuadër të hetimeve të zhdukjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, u pa për herë të fundit më 2 tetor, duke hyrë në këtë konsullatë.

Të mërkurën, mediat pro-qeveritare turke publikuan akuzat se Khashoggi, banor i Shteteve të Bashkuara dhe kontribues në gazetën Washington Post, "është vrarë gradualisht, duke u gjymtuar, nga një skuadër saudite vrasëse".

Riadi i mohon akzat.

Hetuesit kontrolluan edhe kopshtin dhe makinat e konsullatës, thanë dëshmitarët.

Hetuesit po ashtu kontrolluan rezidencën e konsullit saudit, Muhammad al-Otaibi. Ky i fundit u largua nga Turqia me një fluturim komercial, më 16 tetor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka kërkuar nga Turqia një audio-incizim, për të cilin kjo e fundit ka thënë se ofron dëshmi të fuqishme se Khashoggi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll.

Arabia Saudite është një nga aleatët më të afërt të Uashingtonit dhe zhdukja e Khashoggit duket se e ka vënë administratën Trump në një pozitë të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat