Rojtari rus godet shqelma gruan shtatzënë, ja kush mbetet fajtor

Bota

Rojtari rus godet shqelma gruan shtatzënë, ja kush mbetet fajtor

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Një grua shtatzënë ishte akuzuar për vjedhjen e një llambë në qendrën tregtare Irkutsk, në Siberinë lindore.

Mediat lokale raportojnë se çifti i martuar kishte qenë në dyqan për të blerë një llambë, përpara mbërritjes së afërt të fëmijës së tyre. Ata po i paketonin gjërat në çantat e tyre, kur u akuzuan se nuk paguanin llambën.

Shitësi thirri sigurimin dhe aty filloi e tëra. Roja erdhi dhe nisi debatin me gruan shtatzënë që përfundoi në dysheme.

Rojtari mohoi se e kishte shqelmuar gruan shtatzënë dhe madje një ankesë penale u ngrit kundër gruas, ndërkohë që u arrestua bashkëshorti i saj. E pabesueshme?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat