Eksperimenti i kanadezit, ndërgjegjësim për ndryshimin e klimës - Bota Sot
Eksperimenti i kanadezit, ndërgjegjësim për ndryshimin e klimës

Bota

Eksperimenti i kanadezit, ndërgjegjësim për ndryshimin e klimës

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 12:04
Kurtis Baute

I mbyllur në një serë hermetike, me 200 bimë brenda, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet e klimës.

Këtë ka zgjedhur kanadezi Kurtis Baute, i cili hyri në një kub 3 metra të gjatë, i mbështjellë me plastikë, mesnatën e së martës në British Columbia.

Pas 15 orësh qëndrim aty, ai u detyrua të dilte si pasojë e rritjes së nivelit të dioksidit të karbonit. Ai sidoqoftë falënderoi mbështetësit dhe e cilësoi eksperiencën si një sukses të madh.Ajri që njerëzit nxjerrin ka më shumë dioksid karboni sesa ajri që thithin, gjë që do të thotë se nivelet e CO2-shit në serë u rriten ndërsa eksperimenti vazhdonte. Kur niveli arrin 10 për qind, njerëzit mund të pësojnë dëmtime të trurit, të bien në koma, apo të vdesin.

Baute kishte shpresuar se bimët, që përdorin dritën e diellit për të konvertuar dioksidin e karbonit në oksigjen gjatë fotosintezës, do të ndihmonin të rregullonin nivelet në serë. Por, kjo nuk ndodhi dhe ai e përfundoi eksperimentin më herët nga sa e kishte planifikuar.

Ndërsa qëndronte brenda serës, ai e kishte shpjeguar misionin në një postim në “Twitter”, duke shkruar:

“Ndryshimi i klimës është real. Ne e shkaktojmë atë. Ndërsa njerëzit pompojnë dioksid karboni në atmosferën e Tokës, në nivele alarmante, ka një seri hapash që mund të marrim për të kufizuar dëmin. Ndaj ne duhet të hamë më pak mish, të përdorim më pak makinat dhe të bisedojmë më shumë për këtë problem”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...