U dënua vetëm për 36 vrasje, FBI tani zbulon se 78 vjeçari kreu 90 sosh

Bota

U dënua vetëm për 36 vrasje, FBI tani zbulon se 78 vjeçari kreu 90 sosh

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 10:21
Samuel Little

Një burrë i cili aktualisht gjendet në burg të Teksasit, mund të jetë në mesin e vrasësve serik më të rrezikshëm në historin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu thekson një raport i lëshuar nga FBI gjatë kësaj jave, 

Samuel Little iu ka thënë hetuesve se ai mund të ketë kryer deri në 90 vrasje dhe autoritetet kanë dëshmi në lidhje me to vetëm për 36 prej tyre deri më tani.

Little i cili tashmë po vuan dënime, filloi të fliste me hetuesit në pranverën që e lëm pas në këmbim të një transferimi të burgut pasi humbi një apel.

FBI në raportin e saj thotë se tani po punon me Departamentin e Drejtësisë, Byronë e Ndihmës së Drejtësisë në Texas dhe dhjetra agjencive të tjera të zbatimit të ligjit të shtetit dhe të vendit për të ‘’përputhur rrëfimet e Little-it me dëshmi nga gratë që u vunë të vdekur në shtete nga Kalifornia në Florida midis viteve 1970 dhe 2005″.

78 vjeçari Samuel Little, është në shëndet të dobët dhe ka gjasa të vdes në burg, tha FBI, kështu që hetuesit po garojnë për të identifikuar sa më shumë viktima të tij të jetë e mundur dhe për të ndihmuar në mbylljen e këtyre rasteve të pazgjidhura, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat