Çavushoglu: Trump po e shqyrton ekstradimin e Gulenit në Turqi

Bota

Çavushoglu: Trump po e shqyrton ekstradimin e Gulenit në Turqi

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 14:17
Fethullah Gulen

Presidenti amerikan, Donald Trump, muajin e kaluar kishte thënë se nuk është duke e marrë parasysh ekstradimin e klerikut turk, Fethullah Gulen, që është akuzuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, për puçin e dështuar më 2016.

“Jo, nuk jemi duke e konsideruar”, kishte thënë Trumpi kur ishte pyetur nga reporterët në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me klerikun.

Ai pati thënë se kanë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, ndërsa presidentin turk e quajti “mik timin”.

Por, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, ka deklaruar sot se Trumpi është duke punuar që ta ekstradojë Gulenin në Turqi.

“Trumpi i ka thënë Erdoganit se janë duke punuar në ekstradimin e Gulenit dhe njerëzve tjerë”, ka thënë Çavushoglu, raporton Reuters.

Ai po ashtu tha se “kohëve të fundit kam parë dëshmi kredibile nga FBI-ja se si Organizata e Gulenit u shmanget taksave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat