AP e OKB-së miraton paktin për migrimin, SHBA-ja voton kundër - Bota Sot
AP e OKB-së miraton paktin për migrimin, SHBA-ja voton kundër

Bota

AP e OKB-së miraton paktin për migrimin, SHBA-ja voton kundër

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 20:05
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (FOTO ARKIV)

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi të mërkuren paktin që ka për qëllim të ngrisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e migracionit.

Kundër marrëveshjes ishin: Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Hungaria, Republika e Çekisë dhe Polonia.

Administrata e presidentit Trump tha se çasja globale ndaj kësaj çështje nuk është në përputhje me sovranitetin e Shteteve të Bashkuara ndërkaq Uashingtoni nuk mori pjesë në diskutimet për përpilimin e paktit.

Përmes një cermeonie në Maroko, këtë muaj, 164 vende e nënshkruan marrëveshjen, e cila adreson ndër të tjera, edhe çështjen se si të mbrohen migrantët, integrimin dhe dërgimin në shtëpitë e tyre.

Pakti u kritikua më së shumti nga politikanët e krahut të djathtë në Evropë, të cilët thanë se kjo mund të rriste migrimin nga vendet Afrikane dhe ato Arabe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat